Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq.
Mustafa e njoftoi ambasadoren kroate për prioritetet e Ministrisë në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës
Kapitanoviq theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Kosovës.