Lajmet e fundit

Kroacia ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, pasi e ka mundur Holandën me rezultat 2:4.
Donnyell Malen realizoi golin e parë dhe të epërsisë për Holandën në minutën e 34-të.
Në pjesën e dytë u këndua ndryshe. Andrej Kramariq në të 55-tën dhe Mario Pashalliq në të 72-tën përmbysën rezultatin për kroatët.
Ndërkaq, holandezët arritën në barazojnë në minutën e gjashtë të lojës shtesë përmes Noah Langut.
Sidoqoftë, Bruno Petkoviqi në minutën e 98-të dhe Luka Modriq në të 116-tën nga pika e bardhë, rikthyen avantazhin e Kroacisë për ta çuar në finale.
Në finale ata do të kenë punë me fituesin e përballjes Spanjë – Itali.