Lajmet e fundit

Ministria për Integrime Evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal, janë duke e mbajtur konferecën informuese me komunat e rajonit të Prishtinës me temën “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Kosovë - BE- dhe zbatimi i saj”.
Në këtë konferencë zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve folën për rëndësinë e MSA-së për Kosovën, njofon Klan Kosova.
Ndërsa Ambasadorja korate në Kosovë, Marija Kapitanoviq, ndau përvojën kroate në këtë proces.
Të pranishëm në këtë konferncë kanë qenë vetëm Kryetari i Komunës së Obiliqit si dhe Lipjanit mirëpo të dy janë larguar në gjysmë të konferencës.