Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se “Serbia është e shokuar se si zëvendëskryeministri i Kroacisë, Bozo Petrov, po ndërhynë në punët e brendshme të Serbisë”, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.
Më herët gjatë javës Petrov kishte kritikuar Qeverinë e Serbisë në faqen e tij në Facebook që nuk po e ekstradon Vojslav Sheshelin në Hagë që t’i kumtohet vendimi i gjykimit me 31 mars.
Stefanoviq po ashtu e ka këshilluar zyrtarin kroat “që më mirë të shikojë se çfarë po ndodhë në shtëpinë e tij”.
Në një deklaratë të shkruar për media Stefanoviq thotë se Petrov më mirë e ka të shikojë se si po jetojnë serbët në Kroaci, “ata që kanë mbetur nga masakra e orkestrua nga regjimi i Franko Tugjmanit”.
Ministri serb po ashtu ka thënë se Petrov duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje kërcënimeve të përditshme që marrin serbët në Kroaci dhe shkeljet që iu bëhen atyre.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.