Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Hyseni e uroi për pozitën re dhe vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë janë dy shtete mike që kanë një bashkëpunim në të gjitha sferat e funksionimit institucional, respektivisht bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”, theksoi ai
Me këtë rast, ministri i brendshëm kërkoi që të ketë edhe më tej avancim të raporteve mes dy shteteve sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, në mënyrë që të parandalohen këto të këqija që prekin qytetarët e të dyja vendeve.
Ndërsa , diplomatja kroate, vlerësoi raportet mes dy shteteve dhe më këtë rast, ka rikonfirmuar përkrahjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së, posaçërisht procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Klan Kosova.