Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i cili po qëndron për vizitë pune në Kroaci është pritur nga homologu i tij, kryeprokurori Dinko Cvitan, me të cilin ka biseduar lidhur me organizimin e sistemit prokurorial në Kosovw e Kroaci.
Në këtë takim, gjithashtu është folur edhe për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, për vështirësitë në procese hetimore, gjithashtu për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dy sistemet prokuroriale lidhur me përmbushjen e kritereve për proceset e integrimeve evropiane.
Gjatë këtij takimi kryeprokurori kosovar e ftoi homologun e tij kroat dhe ekipin e tij, për vizitë pune në prokuroritë e vendit tonë, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit.
Të dy kryeprokurorët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.