Lajmet e fundit

Në Rovinj të Kroacisë të enjten ka nisur " Weekend Media Festival" ku po marrin pjesë mbi 5000 persona.
Afro 550 media nga rajoni janë të pranishme në këtë ngjarje në mesin e të cilëve edhe Klan Kosova me gazetarin Vullnet Krasniqi.
Gjatë këtij aktiviteti treditor do të organizohen forume e panele ku do të diskutohen tema të ndryshme.
Weekend që sivjet mban edicionin e 11-të është një ngjarje që tubon liderë dhe ekspertë të lartë në industrinë e komunikimit dhe të biznesit.

Ky festival që ka për drejtor Tomislav Ricov ofron zgjidhje kreative përmes lojërave, jep pikëpamje të reja, jep zgjidhje për probleme të vërteta të biznesit, prezanton tendenca të reja si she mbledh informacione të nevojshme.

