Lajmet e fundit
Klubi do ta shesë uruguaianin tek Leicester City për rreth 10 milionë funte, duke e zëvendësuar me sulmuesin e Stoke

Middlesbrough pritet të shesë Gaston Ramirez tek Leicester City dhe ta zëvendësojë me asin e Stoke City, Bojan Krkic.
Aitor Karanka pritet që ta mbajë Ramirez në skuadër, por uruguaiani është i përgatitur për një lëvizje tek skuadra kampione e Premierligës.
Si rrjedhojë e këtij veprimi, skuadra do të nënshkruajë me Bojan nga Stoke, pasi ish asi i Barcelonës është i interesuar për më shumë minuta lojë.