Lajmet e fundit

Blerta Deliu-Kodra kryetare e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës ka thënë se gratë janë të shqetësuara për gjendjen aktuale në vend.
Ajo ka bërë thirrje për dialog.
Këto komente drejtuesja e grave të parlamentit i bëri në konferencën që u organizua në Prishtinë me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të Grupit të Grave Deputete.
Ky aktivitet u organizua nga ky grup në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, njofton Klan Kosova.