Lajmet e fundit

Myanmar ka njoftuar se ka riatdhesuar familjen e parë të refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi.
Kjo ka ndodhur pavarësisht se Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se rikthimi nuk është i sigurt, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Diku rreth 700 mijë pjesëtar të Rohingya kanë dalë jashtë kufijve për t’i shpëtuar fushatës brutale ushtarake që kishte nisur në gushtin e vitit të kaluar.
OKB ka akuzuar Myanmarin për “spastrim etnik” – akuzë që është mohuar.
Nga Myanmar kanë thënë se pesë anëtarë të një familje kanë arritur në kampin e riatdhesimit të shtunën ku janë pajisur me ushqime dhe letërnjoftim.
Ky grup sipas konfirmimeve është i pari i fisit Rohignya që riatdhesohet në Myanmar që prej kur atje ka nisur lufta./Klan Kosova/