Lajmet e fundit

Kriza energjetike do ta mbledhë sot Qeverinë e Kosovës në detyrë.
Mbledhja e sotme, pritet t`i hapë rrugë zgjidhjes pronësore për zhvendosjen e banorëve të fshatit Shipitullë të Obiliqit, për ta gjetur urgjentisht zgjidhjen për këtë çështje.
Një ditë më parë kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, takoi ministrat në detyrë Blerand Stavileci e Ferat Shala si dhe drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukaj për të diskutuar për krizën energjetike, transmeton Klan Kosova.