Lajmet e fundit

Kombet e Bashkuara thonë se një vizitë e planifikuar në shtetin Rakhine të Myanmarit, që ka parë një eksod masiv të myslimanëve Rohingya, është anuluar nga autoritetet.
Vizita do të ishte e para nga zyrtarët e OKB-së në këtë zonë që nga shpërthimi i dhunës më 25 gusht, transmeton Klan Kosova.
Personeli i ndihmës së OKB-së u detyrua të largohej nga Rakhina kur ushtria filloi një goditje ndaj Rohingya pas sulmeve ndaj personelit të sigurisë.
Një zëdhënës i OKB-së në Yangon i ka thënë BBC-së se asnjë arsye nuk ishte dhënë për këtë veprim.
OKB ka shtyrë të vizitojë Rakhine për të hetuar largimin e më shumë se 400,000 myslimanëve Rohingya në Bangladesh tash e një muaj.
Myslimanët Rohingya, të cilët kanë kaluar kufirin, akuzojnë ushtrinë e Myanmarit, të mbështetur nga turmat budiste, për përpjekjen për t'i përzënë ata me një fushatë brutale të rrahjeve, vrasjeve dhe djegieve në fshatra.
Imazhet dhe raportet nga gazetarët konfirmojnë se shumë fshatra janë shkatërruar.
Por ushtria thotë se target i kanë vetëm militantët. Më parë këtë javë, ata thanë se trupat e 45 hinduve të vrarë nga militantët Rohingya ishin gjetur në një varr masiv.
Vlerësimi i gjendjes në terren në Rakhine është i vështirë por grupet humanitare thonë se përveç atyre që kanë ikur në Bangladesh, shumë njerëz janë zhvendosur brenda Rakhine dhe qindra mijëra kanë mungesë të ushqimit, strehimit dhe kujdesit mjekësor.
Rohingya është një pakicë kryesisht myslimane, shtetësia e të cilëve mohohet nga Myanmar pasi konsiderohen se ata janë emigrantë të paligjshëm.
Budistët e Rakhine janë shumica në shtet dhe dhuna vdekjeprurëse komunale ka shpërthyer disa herë në të kaluarën.