Lajmet e fundit

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Hahn, sot në Shkup, në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, do të takohet me liderët e partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë.
Ai duhet të ketë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës Bilall Kasami dhe me Zeadin Sela nga Aleanca e shqiptarëve.
Në takime pritet të bisedohet për situatën politike aktuale në vend dhe për bisedat për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, shkruajnë mediat në Maqedoni, transmeton Klan Kosova.