Lajmet e fundit

Kush ishin “Fraksion+”?
“Fraksioni +” që sot zyrtarisht aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës përbëhej nga ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje - Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu, të cilët ishin duke funksionuar që një vit.
Të tre bashkë kishin themeluar “Fraksion+”, për të zbuluar shumë të pathëna për Lëvizjen Vetëvendosje deri atëherë.
Kjo kishte ndodhur pasi në mars të 2015 Ajnishahe Halimi ishte shkarkuar nga pozita e koordinatores të Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj.
Atë kohë ishte shkarkuar edhe Arben Gecaj i cili ishte koordinator i LVV-së në pjesë perëndimore të Prishtinës.
Nga kjo parti ishte larguar edhe Fatos Aliu (vëllai i Liburn Aliut, drejtor i urbanizimit në komunën e Prishtinës).
Vetëvendosje pas këtyre shkarkimeve e largimeve kishte thënë se tre të larguarit nga ky subjekt kishin abuzuar me detyrat e besuara.
Nuk kishin munguar as kundër akuzat nga Halimi e cila pati thënë se kjo lëvizje ishte kapur nga disa individë.
“Është bërë kapja e Vetëvendosjes brenda disa individëve, është një kapje, një egocentrizëm i asaj i krejt kryesisë”, pati thënë Halimi në emisionin "Zona B" në Klan Kosova.
Poashtu ish-anëtarja e këtij subjekti politik pati theksuar se Vetëvendosje e kishte konsideruar atë gjithmonë si kundërshtare.
“Ka qenë një moment i hidhur që ka ndodh për mua por ka qenë shumë i keq për ‘Vetëvendosjen’. E keqe për ‘Vetëvendosjen’ për arsye se nuk më kanë konsideruar se bashkëpunëtor por si kundërshtare”.
klankosova.tv