Lajmet e fundit

Ilaçi kundër malaries “Lariam” duhet të përdoret si mjet i fundit për trupat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar , kanë deklaruar anëtarët e parlamentit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ky ilaç është përshkruar për rreth 17,000 persona në shërbim ushtarak, të paktën një herë në mes të prillit 2007 deri në mars 2015.
Përdorimi i “Lariam” ka marrë kritika të shumta nga anëtarët e parlamentit për shkak të efekteve anësore tejet të renda, ndër të tjera që shkaktojnë depresion dhe ankth.
Ilaçi Lariam përshkruhet për persona civil gjithashtu edhe trupa ushtarake.
Megjithatë, kritik të ndryshëm vlerësojnë që efektet anësorë mund të jenë më të rënda tek personeli ushtarak që është në shërbim në vende dhe detyra të rrezikshme.