Lajmet e fundit

Ish-ministri i Drejtësisë në Shqipërisë, Ylli Manjani ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku bën kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Manjani thotë se Rama pushtetin dhe shtetin e do vetëm për vete e se është i sëmurë e diktator.
“Flet për ‘drejtësi e gjykatë popullore’! Pushtetin dhe shtetin e do vetëm për vete! Ky nuk quhet i sëmurë, por diktator! Kopje e Enverit”, shkruan Manjani.