Lajmet e fundit

Mbi tapetin e kuq po kalon secili pjesëmarrës.
E krejt këta po i pret, e po u flet për dore kandidati pejan për deputet nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla, dikur njëri nga ushtarët më të rinj të UÇK-së.
Disa nga të ardhurit hyjnë brenda në sallë, e shumë prej tyre po e presin të vijë këtu vëllau i kryetarit të Aleancës me ekipin e tij.
Pritjen në të ftohtë e harruan kur u erdhi Daut haradinaj.
Brohorimat për të nuk munguan.
Mysafiri pati një kritikë simpatike për nikoqirin e këtij tubimi, kur pa mbështetjen e këtushme.
Nga ky vend i Pejës, Haradinaj i pati disa fjalë për shefin e qeverisë aktuale në Kosovë, të cilën e quajti dështake, në lidhje me ofendimet që sipas tij, Albin Kurti ua bëri sipërmarrësve të kësaj ane, Shkelqim e Blerim Devolli.
Dy këta vëllezër, sipas ish komandanti i UÇK-së, kanë bërë më shumë për këtë qytet dhe krejt shtetin sesa që ka punuar kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij për katër vjet qeverisje.
Haradinaj e kritikoi Kurtin dhe qeverinë për mos ndërtim të rrugëve nëpër rajonin e Dukagjinit, por nuk u ndal as me akuza për sic tha, dëmtimin e raporteve ndërmjet shqiptarëve nëpër shtetet ku ata jetojnë.