Lajmet e fundit

Prezantuesja britanike, Kristin Cavallari, disa orë pasi që e ka konfirmuar se vëllai i saj është gjetur i vdekur, e ka postuar një mesazh në Instagram për të treguar dhimbjen që ndjen për të, transmeton Klan Kosova.
“Zemra ime është ndarë në miliona pjesë. Mikey, unë mund gjithmonë të llogaris në ty që të më bësh të qesh. Ti ke pasur një zemër të mrekullueshme dhe do më mungosh gjithmonë”.
“Më kanë humbur fjalët por e di që ti je në një vend më të mirë dhe më në fund ke gjetur paqen”.
“Të dua shumë, e Pushofsh në Paqe”, ka shkruar Cavallari.