Lajmet e fundit

Bëhet e ditur se Kristen Cavallari është shtruar në spital pas aksidentit me veturë në Chicago, i cili ndodhi të enjten.
TMZ raporton se vetura e 29 vjeçares ishte goditur nga një veturë tjetër dhe më pas aktorja ishte dërguar në spitalin më të afërt, ku supozohet se e kishte takuar bashkëshorti i saj Jay Cutler.
Nëna e dy djemve, Camden tre vjeçar, Jaxon 20 muajsh dhe e vajzës dy muajshe Saylor, thuhet se ka marrë lëndime jo serioze për jetën dhe se fëmijët e saj nuk ishin me të në veturë në momentin e aksidentit, transmeton Klan Kosova.
Ky incident vjen pas më pak se dy muaj që kur vëllai i saj Michael ishte gjetur i vdekur tre javë pasi ishte zhdukur.