Lajmet e fundit

Kristen Bell foli për një histori jo fort të zakonshme, transmeton Klan Kosova.
37-vjeçarja bëri një paraqitje në The Joel McHale Show me Joel McHale, ku tregoi se si kohët e fundit luftoi me krimbat në zonën anale.
“Kam pasur krimba në zonën anale dy javë më parë. Betohem në Zot. Edhe fëmijët e mi i kishin”, tha Kristen.
“A ishte e dhimbshme”, e pyeti Joel.
“Jo, por kruajtëse. Unë s’jam këtu për të folur për këtë gjë, por më duhej”, tha ajo.
Më pas, e gjithë familja, përfshirë Dax Shepard dhe vajzat Lincoln dhe Delta, kanë bërë një trajtim.
“Ne të gjithë kemi bërë trajtim, por unë nuk mendoj se e mori edhe dikush tjetër pos meje dhe Delta”, shtoi ajo.