Lajmet e fundit

Kris Jenner ka shprehur shqetësimin e saj se familja e saj është e mallkuar pas një numri të madh të lidhjeve të dështuara të dashurisë së vajzave të saj.
Ajo mendon se ka një mallkim pasi ato janë shumë pa fat në dashuri.
Sipas një burimi të afërt me Jenner, ajo ka përmendur me shoqërinë e saj dhe njerëzit e afërt ndarjes e vajzës së saj Kylie Jenner me reperin, Tyga, vajzës tjetër Kourtney me Scott Disick dhe vajzës Khloe me Lamar Odom, transmeton Klan Kosova.
“Kris është e dëshpëruar dhe për të është thjesht shumë të përballojë faktin se vajzat e saj nuk po gjejnë të dashur të denjë për to” tha ky burim.
Dhe për më tepër, nuk është se vetëm vajzat e saj kanë pasur telashe të tilla, pasi edhe djali Rob ka pasur probleme të ngjashme me motrat e tij.
Ndërsa i njejti burim tha se Kris tash fajëson veten pasi ajo ka pasur telashe më heret më bashkëshortin e saj që tash njihet si Caitlyn.