Lajmet e fundit

Kripa është esenciale për jetën, ne nuk mund të jetojmë pa të.
Fatkeqësisht kripa që ne sot përdorim për gatim, nuk ka asnjë të përbashkët me kripën e Himalajeve.
Kripa e zakonshme përmban 97.5% klorid sodium dhe 2.5% kimikate dhe jod, ndërsa kripa e Himalajeve është e pastër dhe ka përmbajtje të lartë kristalesh dhe hekuri.
Kripa e Himalajës përdoret kryesisht për qarkullimin e gjakut, ul tensionin e lartë të gjakut, relakson muskujt dhe largon helmet nga trupi.
Kripa e rafinuar që gjendet sot në treg, është jo vetëm e zhveshur nga të gjitha mineralet e saj (përveç sodiumit dhe kloridit), por është edhe e pastruar dhe e zbardhur kimikisht.
Gjithashtu është e tharë në temperatura shumë të larta.
Kurse për dallim nga kripa e rafinuar, kripa e Himalajeve thahet në mënyrë natyrale, në diell.
Poashtu jodi i cili i shtohet kripës së detit është sintetik, gjë që e vështirëson tretjen në trupin tonë.
Kripa e Himalajeve përmban mbi 84 minerale dhe konsumi i kësaj kripe, ofron mineralet thelbësore për trupin tonë:
Ekuilibron elektrolitet
Mbështet përthithjen e ushqyesve
Eleminon toksinat
Ngjyra rozë e kësaj kripe vjen nga përmbajtja e lartë e mineraleve, veçanërisht e hekurit. / klankosova.tv