Klan Kosova ka siguruar pamje nga atentati që ndodhi sot në Shkodër.
Në video shihet trupi i pajetë i njërit prej viktimave, ndërsa forcat e policisë kanë rrethuar zonën.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.
Ndërkaq, u plagosën shtetasi Erogen Vaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.