Lajmet e fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për veprimet e policisë së Shkodrës në operacionin për kapjen e 52-vjeçarit Ruzhdi Aishta, i cili vra komandantin e grupit të FNSH, Simon Gjeta.
Prokuroria do të verifikojë nëse policia e respektoi planin operacional për të ndërhyrë në kapjen e Aishtës, i cili dihej se ishte i armatosur, pasi më parë kishte plagosur një fqijn të tij 21-vjeçar.
Prokuroria ka dyshime se plani i ndërhyrjes nuk është zbatuar, por hetimet pritet të zbardhin të gjitha veprimet që çuan në vrasjen e kreut të grupit të FNSH-së.Lapsi.al