Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur për krijimin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës.
Deri te ky vendim erdhi pasiqë Kosova nuk arriti që ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, për shkak të kundërshtimeve të opozitës por edhe një pjese të deputetëve të koalicionit qeverisës.
Komisionin në fjalë do ta përbëjnë përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e rajonit të Pejës ku ndodhet edhe kufiri i diskutueshëm.