Frenimin e rrijtes së çmimeve, qeveria synon ta bëjë përmes një trupe të re që do caktojë marzhën e fitimit.
Por, sipas ish-drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi shteti nuk ka pasur nevojë për një trupë të tillë, pasi ekziston një institucion që kryen të njëjtën punë.
Andaj nëse tentohet të ekzekutohet kjo dispozitë, sipas Prestreshit veprimi do jetë antikushtetues.
Në anën tjetër, Oda Ekonomike e konsideron të drejtë këtë vendim pasi më parë Kushtetuesja rrëzoi ligjin për çmimet tavan, për shkak të caktimit të fitimit nga ministrja.
Krejt produktet që përfshihen me hyrjen në fuqi të projektligjit për masat e përkohshme për produktet themelore, në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i përkasin kryesisht kategorisë esenciale.
https://www.youtube.com/watch?v=mVMLvbsR6Dw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.