Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, të enjten zyrtarisht vizitoi Kosovën.
Shefi i diplomacisë Gjermane shpalosi qëndrimin e Berlinit zyrtar rreth vijës kufitare Kosovë - Mal i Zi, ratifikimi i së cilës është kusht për heqjen e vizave.
Edhe themelimi i Ushtrisë së Kosovës, zuri vend në këtë paraqitje. Kryeqeveritari kosovar tha se këtë do ta bëjnë me ndryshime kushtetuese. Ky qëndrim është krejt në pajtim me politikat e fuqisë evropiane.
Zëvendësi i Angela Merkel, i cili të mërkurën ishte në vizitë zyrtare në Serbi, e tha edhe në Prishtinë sikur në Beograd se dialogu mes dy shteteve nuk ka alternativë.
Në takim u tha se Kosova, ka nevojë për reforma të thella, që të joshë investitorë gjerman.
Pas Isa Mustafës, kryediplomati i Gjermanisë zhvilloi takim me homologun e tij vendas Enver Hoxhaj.
Kronikë e Besnik Tahirit.