Lajmet e fundit

Policia në Shtime ka arrestuar të dyshuarin Q. M. 36 vjeçar nën dyshimet për kryerjen e së paku tetë ‘vjedhje të rënda’ në lokacione të ndryshme në Shtime dhe rrethinë, ku kryesisht cak i vjedhjeve ishin lokalet me artikuj ushqimorë.
Policia bën me dije se gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e këtyre veprave penale.
Raportohet se me urdhër të prokurorit ai është liruar ndërsa, lënda e tij është duke u kompletuar nga hetuesit policorë dhe do të dërgohet në gjykatën kompetente, transmeton Klan Kosova.