Personat që përdorin kremra zbutëse për të trajtuar thatësinë apo irritimin e lëkurës janë paralajmëruar që sasi të kremës mund të tubohen në materiale dhe t’i bëjnë më të lehta për t’u kapluar nga zjarri.
Rregullatori mjekësor ka thënë se ka nevojë për shenja të qarta nëpër paketimet e produkteve për t’i paralajmëruar konsumatorët.
Larja e rrobave mund të largojnë mbledhjen e këtij produkti, por jo ta largojë tërësisht.
Njerëzit nuk duhet të ndalojnë përdorimin e kremrave zbutëse mirëpo duhet të jenë të kujdesshëm dhe të njoftuar sa i përket mundësisë se ndezjes.
Materialet që janë në kontakt të vazhdueshëm me produkte të tilla janë më të lehta për t’u ndezur, që nënkupton se përdoruesit nuk duhet të ndezin cigare apo t’u afrohen flakëve lakuriq.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.