Lajmet e fundit

Kremrat mineral për diellin kanë në përbërje bllokues fizik të rrezeve ultra vjollcë si oksid zinku ose dioksid titani, por vitet e fundit kanë marrë një reputacion paksa të keq për tendencën për të lënë pas një mbetje të bardhë e të trashë.
Një dermatolog në New York, Dr. Barney Kenet shpjegon se ka disa arsye pse duhet t’i përdorni ata:
Kremrat mineral kundër diellit shkaktojnë më pak irritim për njerëzit me lëkurë të ndjeshme.
Ingredientët e tyre aktiv gjithashtu janë alternativa më të sigurta sesa kremrat me kimikate. Një studim i vitit 2012 i quajtur National Toxicology Program, zbuloi se vitamina A e pranishme në shumicën e kremrave me kimikate, mund të përshpejtojë zhvillimin e tumorit të lëkurës dhe lezioneve kur aplikohet në lëkurë në prani të rrezeve.
Oksidi i zinkut, përbërësi kryesor i kremrave mineral është njëkohësisht edhe i vetmi përbërës aktiv i aprovuar për fëmijët nga FDA në këto lloj kremrash.
Edhe pse Kenet beson se nuk ka një krem perfekt për diellin, përdorimi dhe aplikimi i tij çdo dy orë mbron nga dëmtimet e lëkurës.