Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do ta urojë kryeministrin e ri të Britanisë, Rishi Sunak, për fitoren.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për media tha se presidenti rus nuk do ta bënte këtë, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv
“Britania e Madhe është ndër 'vendet jomiqësore' që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës”, u përgjigj Peskov.
Zyrtarët rusë gjithashtu janë tallur edhe me ngjitjen e Sunak në post, duke hedhur poshtë procesin e zgjedhur nga deputetët konservatorë, dhe duke quajtur si jodemokratik.