Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se në samitin e ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) që mbahet në Peru nuk është paraparë një takim i veçantë i presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan Barack Obama.
"Tani nuk ka kontakte të planifikuara me Obamën, por ata padyshim që do të takohen në Peru në margjinat e samitit të APEC. Sigurisht, përderisa ata (Putin dhe Obama) janë në të njëjtën ngjarje, nuk mund të përjashtohet mundësia që ata do të flasin në margjinat e samitit" tha Peskov, raporton agjencia ruse e lajmeve "Tass", përcjellë Klan Kosova.