Lajmet e fundit

Kremlini ka mohuar raportet se Vladimir Putini “ka dërguar fjalë” në Shtetet e Bashkuara për bisedime të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Bloomberg raportoi se presidenti po "testonte ujërat" nëse Uashingtoni ishte gati të angazhohej në bisedime dhe mund të konsideronte heqjen e kërkesave kryesore për statusin e sigurisë së Ukrainës, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Ai citon dy njerëz të afërt me Kremlinin të kenë thënë se Putini "mund të jetë i gatshëm të marrë në konsideratë heqjen e një këmbënguljeje për statusin neutral të Ukrainës dhe madje përfundimisht të braktisë kundërshtimin ndaj anëtarësimit eventual në NATO - kërcënimi i të cilit ka qenë një justifikim qendror rus për pushtimin".
Por i pyetur nëse Moska ishte gati të heqë dorë nga kërkesat e saj për neutralitetin dhe NATO-n, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: "Jo, ky është një raport i gabuar. Absolutisht nuk korrespondon me realitetin".