Lajmet e fundit

Kremlini mbetet i shqetësuar për apelin e Yevgeny Prigozhinit në Rusi, pavarësisht varrosjes së liderit të Grupit Wagner javën e kaluar, sipas një thinktank-u me bazë në SHBA.
Instituti për Studimin e Luftës citon gazetat ruse, duke përfshirë The Moscow Times, të kenë folur me dy zyrtarë në detyrë brenda FSB-së dhe administratës presidenciale - të cilët pretenduan se Kremlini "e bëri qëllimisht sekret funeralin e Prigozhinit për të mos e bërë më tej atë një martir".
Sipas raportit, zyrtarë të lartë të Kremlinit dhe FSB-së u takuan për të "zhvilluar një plan që do të parandalonte çdo shans për protesta publike dhe do të mashtronte publikun rreth vendndodhjes së varrosjes së Prigozhinit".
ISW vuri në dukje gjithashtu një numër blogerësh ushtarakë rusë, të cilët thanë se mungesa e mbulimit për funeralin mund të kishte qenë një dredhi e qëllimshme nga Moska për ta mbajtur ngjarjen sa më të larg syrit të publikut që të ishte e mundur.
Ai pak mbulim që kishte, ishte shpesh konfuz dhe kontradiktor - me raporte të shumta që tregonin se funerali po bëhej në vende të ndryshme, diçka që ISW mendon se mund të mos jetë një rastësi.
Raportimet nga ISW dhe The Moscow Times nuk janë verifikuar.