Lajmet e fundit
Flaka është një ndër shembujt më të mirë të atyre që duan të realizojnë ëndrrat. Edhe pse jeton në Zvicër, është njëra ndër të paktat vajza shqiptare që ka përfunduar studimet master për dizajn të modës.

Adhuruesit e linjës së veshjeve të kreatores shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër do të mund t’i shohin punimet e saj në fund të korrikut në Zürich ndërsa në fund të gushtit Flaka Jahaj do të prezantojë kreacionet e saj edhe në Prishtinë .
Dikur ëndrra e saj e ruajtur në sirtar ishte të bëhej kreatore e modës.
E sot, kjo ëndërr për Flaka Jahajn është bërë një realitet.
Puna e palodhshme e saj dhe sukseset e arritura kanë bërë që Flaka të shpërblehet edhe më çmime të shumta nëpër Evropë.
Ajo ka fituar çmimin e parë në një konkurrim në shkollën “Atelier Chardon Savard” dhe “Studio Bercot” në Paris. Ka bashkëpunuar me “Some/Things Magazine” me një koleksion punëdore për një set fotografish në Seoul me dizajnët e Songzios.