Lajmet e fundit

Opozita e bashkuar tashmë është mbledhur në manifestimin e thirrur në Pejë për t`i kundërshtuar e marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Nga tubimi i liderëve opozitarë vërehet se mungon ai i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili gjendet në seancë gjyqësore kurse në vend të tij sot qytetarëve të Pejës do t’i drejtohet Jakup Krasniqi, ish kryetar i Kuvendit tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma-s.