Lajmet e fundit

Kryetari i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se s` është i nevojshëm angazhimi i Kuvendit, Qeverisë, madje edhe i Gjykatës Kushtetuese për hartimin e Asociacionin (Bashkësinë) e Komunave Serbe, pasi sipas tij Statuti i Asociacionin të Komunave, miratohet nga Kuvendi i Asociacionit në përputhje me ligjet në fuqi
"Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Asociacionin e Komunave “është akti më i lartë juridik i Asociacionit që miratohet nga Kuvendi i Asociacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës”. *Neni 1.1 2 Statutit".
"Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja, pse duhet angazhimi i Kuvendit të Republikës, i qeverisë, madje edhe i Gjykatës Kushtetuese për hartimin e Asociacionin (Bashkësinë) e Komunave Serbe, kur Statutin e Asociacionin e Komunave, miratohet nga Kuvendi i Asociacionit në përputhje me ligjet në fuqi?"
"Nuk ka asnjë dyshim që kjo përpjekje ka vetëm një qellim: Krijimin e Zajednices Serbe si Njësi Administrativo politike shumë të ngjashme me fillet e Republika Serbska në Bosnje e Hercegovinë" ka shkruar ai në një postim në Facebook..
Sipas tij, të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë dhe Zajednicën dhe përpjekja për të bërë Ligj të ri për regjistrimin e popullsisë, çon ujë në krijimin e një “Republike Sërpska” në Kosovë.
"Nga kjo del që opozita në asnjë formë nuk duhet kyçur në këto veprime antikushtetuese të qeveritarëve tanë" ka shkruar më tutje Krasniqi, transmeton Klan Kosova.