Lajmet e fundit

Pas dështimit me ushtrinë, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka nisur një aventurë të re.
Kjo sipas zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, që ka thënë aventura e re e Thaçit është deklarata e tij e sotme për padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
“Pas dështimit në aventurën rreth ushtrisë, Thaçi tash i qenka rikthyer aventurës tjetër, për padi ndaj Serbisë për gjenocid”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Me kësi presidenti aventurier nuk kanë qysh me të marrë seriozisht as miqtë as armiqtë”, ka përfunduar ai.