07.12.2015 · përditësuar para 3890 dite1 min lexim
Problemi që mund ta krijojë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk është thjesht një problem momental, por ai do të vazhdojë edhe për 100 vjetët e ardhshme ka thënë ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, në intervistën e tij dhënë për Baton Haxhiun, në Zona B të Klan Kosovës.
“Jemi duke krijuar problem 100 vjeçar. Ata kanë kompetenca ekzekutive në arsim, në shëndetësi, në polici. Frika është që ka shumë ngjashmëri me Bosnjën dhe një ditë mund të rrëshqitet në atë drejtim. Këto bisedime në Bruksel nuk janë bërë me qytetarët serbë, por me politikanët serbë”, thotë Krasniqi.
Sipas tij negociatat që do të duhej të ishin teknik janë shndërruar në negociata politike. “Ne nuk kemi problem me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, problemi është se nuk është bërë fare ky normalizim”.
Për Krasniqin situata e tanishme edhe gjeostrategjikë nuk është fare e pëlqyeshme për Kosovën.
“Tash e kemi një situatë pak më të vështirë, pasi pozicioni i Serbisë është më i favorshëm. Në njërën anë e kemi Rusinë që e mbështet Serbinë dhe BE-në që po mundohet ta tërheq Serbinë nga Rusia edhe në këtë situatë gjeostrategjikë jemi në pozitë të pafavorshme”.
Kurse, duke folur për serbët e Kosovës Krasniqi tha se “nuk po shihet asgjë që është integruar ajo pjesë e Kosovës në ndonjë formë, më tepër kemi një zgjerim të asaj politike sesa integrim”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.