Krasniqi: Objektivat e 2015 u plotësuan, 2016-ta me shumë projekte
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka deklaruar, në prononcimin e tij përmbyllës për vitin 2015, se viti i ardhshëm do të jetë mjaftë sfidues, por gjatë së cilit do të realizohen shumë projekte.
28.12.2015 · përditësuar para 3869 dite1 min lexim
Objektivat e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2015, përkundër vështirësive, janë plotësuar në tërësi, ka thënë ministri i kësaj ministrie Memli Krasniqi, duke shtuar se edhe viti i ardhshëm, 2016, do të jetë mjaftë sfidues, njofton Klan Kosova.
Në konferencën përmbyllës për vitin që po shkon të organizuar për media, Krasniqi tha se kanë mbështetur fermerët e rinj duke u dhënë atyre subvencione prej 43 mijë eurosh.
Krasniqi duke folur për vitin e ardhshëm tha se presin që të hyjë në fuqi ligji për parandalimin e prerjes së pyjeve, një dukuri kjo e shpeshtë në Kosovë.
Po ashtu, buxheti i vitit të ardhshëm i Ministrisë së Bujqësisë parasheh edhe themelimin e fondit për kompensimin e bujqve, tokat e të cilëve pësojnë nga fatkeqësitë natyrore.
Kurse, pilot-projekti i ardhshëm i Ministrisë u tha se është edhe subvencionimi i dridhurave të ndryshme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.