Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka nisur fjalën e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës.
Krasniqi fillimisht uroi qytetarët për pavarësi, ndërsa vazhdoi deklarimin se qëndron para kësaj gjykate, si njeri i lindur dhe i kalitur në luftën për dinjitet, raporton Klankosova.tv
"Iu uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës, që dje e festuan pavarësinë e Kosovës. Qëndroj para jush jo si kriminel, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftë për dinjitet njerëzor, në një popull që refuzoi zhdukjen nga politikat dhe krimet e gjenocidit të Serbisë." - tha Krasniqi. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.