Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Shtime dhe në Malishevë, në përkrahje të kandidatëve të PDK-së për kryetar të këtyre komunave.
Në Shtime, Krasniqi u shpreh se kjo komunë nuk ka nevojë të çlirohet, pos sipas tij, ajo ka nevojë të zhvillohet.
“Shtimja nuk ka nevojë të çlirohet, se është e lirë. Por, Shtimja ka nevojë të zhvillohet. Ka nevojë për zhvillim. Kush e do Shtimen dhe do përfaqësimin më të mirë, votojeni numrin 191, sepse pas një jave vendoset për të ardhmen dhe kjo e ardhme ka një emër. Emri është Dr.Përparim Ramusa. Numri është 191. Dilni, votoni, fitoni”, është shprehur Krasniqi.
Ndërkaq, nga Malisheva, Krasniqi bëri thirrje që më 12 tetor asnjë me të drejtë vote të mos rrijë në shtëpi.
“Ju bëj thirrje edhe sot, nga zemra, mos rrini në shtëpi asnjë me të drejtë vote më 12 tetor. Dilni me familjet tuaj, me fqinjët tuaj, me bashkëpunëtorët, me miqtë, sepse çdo votë është e vlefshme për ta sjellë ndryshimin në Malishevë. Çdo votë është një gur në themelin e fitores sonë të përbashkët”, u shpreh tutje kreu i PDK-së./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.