Lajmet e fundit

Në konventën parazgjedhore të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi tha se ishte NISMA që e nisi mocionin e mosbesimit i cili ndërpreu qeverisjen e keqe në Kosovë.
Ai tha se NISMA për herë të parë në jetën parlamentare të Kosovës në kuvendin e Kosovës ishte ajo që i bashkoi partitë opozitare dhe i bëri të njëzëshme, njofton Klan Kosova.
“Ne jemi të bindur se edhe në të ardhmen NISMA për Kosovën duke qenë pjesë e koalicionit fitues do të vihet në shërbim të një qeverisje që do të ndryshojë rrënjësisht qeverisjen nga ajo që ishte në tre vjetët e kaluara”.
Krasniqi shtoi se vendime të tjera të mëdha e presin NISMA për Kosovën, në të mirë të qytetarëve.
“Qytetarët e këtij vendi duhet t’i mbrojë ligji. Qytetarët e Kosovës, punëtorët e fshatarët, gratë e burrat, të rejat e të rinjtë, duhet ta dinë se NISMA, drejtuesit e saj ishin në shërbim të tyre edhe atëherë kur nuk kishte liri e parti, edhe atëherë kur ishin në burgje e luftë, do të jemi në shërbim të tyre edhe sot edhe kur kemi liri e pavarësi, kur kemi shtet e të drejtën personale”.
“Shteti është i qytetarëve dhe për qytetarët. Kosova ka pasuri për të pasur më shumë mirëqenie qytetari i saj edhe sot angazhimi ynë është për qytetarët, për mirëqenien dhe sigurinë e tyre, ndryshimin ua kemi borxh, më 12 qershor do të fillon numërimi i orientimit të ri për një qeverisje të re”.
Krasniqi tha se s’do t’i pranojnë marrëveshjet, me të cilat do të humbasim territor.
“Ne të NISMËS kurrën e kurrës s’do të pranojmë marrëveshjet me të cilat do të humbasim territor dhe sovranitet, ato janë të paprekshme”.
“Ne e mbajmë fjalën, në të ardhmen do të jetë kështu, NISMA për Kosovën e mbanë fjalën”, përfundoi Krasniqi.