07.09.2017 · përditësuar para 3251 dite1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë për Klan Kosovën se Kuvendi i Kosovës nuk ka dyshim se do të konstituohet me fillim nga ora 14:00, kur edhe do të vazhdojë seanca e ndërprerë.
“Presim që sot të përfundojë konstituimi i Kuvendit”, pohoi Krasniqi.
Ai tregoi edhe përse munguan në seancën e thirrur nga vet ata.
“Nuk pati nevojë për shtyrje, mbase ishte mungesë e komunikimi. Ne ishim në pritje të deputetëve që ishin vonuar. Një prej deputetëve ka qenë jashtë vendit, por mbrëmë është thirrur vonë seanca”.
“Ne ishim të gatshëm menjëherë, port tash besojmë se do të fillojmë dhe të procedojmë, sipas procedurës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.