Lajmet e fundit

Memli Krasniqi, Ministri i Bujqësisë, po merr pjesë ne Forumin për Financa Zhvillimore në Frankfurt të Gjermanisë, forum ky i organizuar nga Banka Gjermane për Zhvillim.
Ministri Krasniqi ka kërkuar nga Banka Gjermane për Zhhvillim (KfW), që të mbështesë bujqësinë kosovare.
Ministri ka prezantuar të arriturat e deritanishme në bujqësi dhe sfidat që janë në këtë sektor.
Krasniqi ka thënë se Kosova e ka në prioritet bujqësinë si një nga fushat më të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe punësim.
“Këtë vit ne po ndajmë 43 milionë euro për fermerët, që do të ndihmojë në rritjen e prodhimit dhe konkurrushmerisë së kompanive përpunuese”, ka thënë ministri Krasniqi.
Ai po ashtu ka deklaruar se me këtë mbështetje, që është krahas asaj që e japin edhe donatorët në Kosovë, do të krijohen mijëra vende të reja të punës.
Ministri ka deklaruar se Kosova eksporton tashmë në Evropë dhe shumë vende të tjera të botës, por ka ende shumë nevojë që ky eksport të rritet.