Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosova se, Juniku nuk po diskriminohet, por po trajtohet si të gjitha komunat tjera.
Ndërsa, krahasimi me Mamushën është i pa qëndrueshëm, sipas Krasniqit, sepse Mamusha ka benifite për faktin që është komunë me pakica.
“Nuk ka luftë në mes nivelit qendror dhe atij lokal. Çështja e parë është që financimi është i përcaktuar me anë të ligjit për financat e pushtetit lokal”.
“Me disa kritere si popullsia, minoritetet dhe specifikat tjera. Nuk mund të krahasohen komuna e Mamushës me Junikun, pasi që Mamusha përfiton për shkak që është komunë me minoritete”.
Krasniqi tha se Komuna e Junikut shpenzon shumë edhe me administratë.
“Nëse komuna e Junikut ka punësuar më shume se komuna e Mamushës atëherë shpenzimet janë dukshëm më të mëdha të Junikut sesa Mamushës”, ka deklaruar ai.