Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka thënë se eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk e ka mbështetur kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se i është mirënjohës për mbështetjen e Kyuchyuk.
"Faleminderit mikut tim, eurodeputetit Ilhan Kyuchyuk, për mbështetjen e madhe, të sinqertë dhe të palëkundur ndaj PDK-së, veçanërisht ndaj kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Mirënjohës për përkrahjen!", ka shkruar Krasniqi. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.