Lajmet e fundit

Armatën politike e mori pas e ia mësyu Kuvendit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me ta kanë për tu nënshkruar si deputetë të ardhshëm të legjislaturës së parlamentit.
Kryesuesi i këtij institucioni tha se nuk ka problem të zgjidhet, e telashe për të nuk është as me pozitën e kryeministrit nëse këtyre iu vjen radha për diçka të tillë.
E për pozitën e presidentit të shtetit, ka kohë.
Koha duhet të kaloj e edhe afatet kushtetuese të kryhen, që partia e tretë të ketë shansin për të bërë qeverinë. Këta të LDK-së që poashtu erdhën bashkë për regjistrim në Kuvend pranuan se nuk janë në fazën e afrimit me partitë e tjera për ta bërë shumicën.
Megjithatë, vet qëndrimet nuk i kanë ndryshuar.
Opozitarët e deritanishëm do të vazhdojnë regjistrimin edhe të hënën. Për ditën e parë të javës është planifikuar të nënshkruhen deputetët e koalicionit AAK-Nisma dhe ata nga radhët e pakicave.
Derisa të martën e 15 prillit janë bërë përgatitjet për seancën e betimit.
Ndiqeni videon për më shumë: