Lajmet e fundit
Ish- ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi dhe arkitekti i saj Fehmi Agani, janë përfshirë në listat e dëshmorëve të kombit.

Intelektuali dhe arkitekti i ish-Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Fehmi Agani, më në fund hyn në listat e dëshmorëve të kombit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në Listën e Dëshmorëve, të hartuar tashmë nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, kolonel Ahmet Krasniqi, ish-ministri i Mbrojtjes është shpallur dëshmor.
Në Listën e Dëshmorëve, të konfirmuar zyrtarisht për “Zërin” nga Komisioni, janë edhe Enver Maloku, Mark Malota, Gjergj Sokoli. Derisa veteran është shpallur koloneli Tahir Zemaj, i cili në listat e para të publikuara nga Zona e Dukagjinit kishte mbetur jashtë listës.