Lajmet e fundit

Garentina Kraja, ish këshilltare e ish presidentes së Kosovës –Atifete Jahjaga, ka kujtuar momentin kur e kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Joe Biden, që në atë kohë ishte zëvendëspresident i SHBA-së.
Ajo tregon se gjatë këtij takimi, Jahjaga ia kishte dorëzuar vendimin Bidenit për ta emëruar rrugën drejt Kampit Bondsteel me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.
“M’u kujtua ky moment derisa po dëgjoja fjalimin e Biden kur u nis drejt Shtëpisë së Bardhë nga Shtëpia e tij në Delaware, tash edhe më e vetëdijshme për dhimbjen e thellë që e kaplon zemrën e tij. Por ja ku është, duke vazhduar tutje, për t’i rikthyer vlerat në shtetin e vet dhe në botë”, ka shkruar Kraja në Facebook, ku ka postuar edhe fotografinë nga takimi në fjalë.